Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e Europës.

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në finalen e madhe, Majlinda mposhti rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja pejane eliminoi në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp, shkruan “Zëri”.

Përveç tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment