Luana Vjollca është një ndër personazhet më të komentuara, megjithatë deri më tani asnjë lajm sa i takon jetës së saj private, nuk ka zgjedhur që ta konfirmojë apo mohojë personalisht.

Ndonjëherë mediat edhe mund të kenë abuzuar me figurën e saj, për të marrë disa klikime më shumë, por bukuroshja nuk ka reaguar, duke lënë vetëm punën e saj të flasë. Prej disa javësh, ajo drejton një prej emisioneve më të sukesshme në Top Channel, “Shiko kush luan” në të cilin të ftuarit bëhen pjesë e lojërave të ndryshme të përgatitur nga produksioni dhe ndonjëherë bashkohet me ta edhe vetë moderatorja.

Kështu ndodhi edhe në puntatën e kësaj të shtune. Ajo duhet t’ju përgjigjej pyetjeve që i bënin kundërshtarët, një prej të cilave ishte: kur mendon të bëhet nënë? Përtej shakasë, ajo u shpreh se kjo gjë do të ndodhë vetëm pas moshës 30-vjeç.

Kështu që edhe për disa vite, Luana do t’i dedikohet karrierës.