Shumë kohë më parë, Luana Vjollca përfaqësonte velinën brune në emisionin investigativ “Fiks Fare”, aty ky pati daljen e parë në ekran.

Më pas bukuroshja guxoi së tepërmi duke i bërë flokët e kuqe. Ndonëse i shkonin shumë, e kuqja në flokët e Luanës zgjati shumë pak.  Të gjithë ne e dimë që ngjyra që e dëmton më së shumti flokun është e kuqja. Pas së kuqes, bukuroshja u shndërrua në një bjonde seksi dhe na ishte ngulitur thellë ky imazh i saj, saqë e kishim të vështirë që ta mendonim atë me flokë më të errëta.

Por sot, moderatorja e “Shiko Kush Luan” na suprizoi. Ajo postoi një video në Instagram ku shfaqet me flokë të gjatë me ngjyrë çokollatë.

Luanës duket shumë e bukur, me të kuqe apo bjonde, por padyshim kjo ngjyrë i përshtatet më së tepërmi: shumë natyrale dhe disa vite më pak në moshë. Të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë qenë plotësisht dakord me këtë ndryshim.

Edhe Marina disa vite më parë zgjodhi t’i errësonte flokët në ngjyrë çokollatë, por nuk zgjati shumë. Shpresojmë që të mos ndodh e njëjta gjë dhe me Luanën, pasi duket shumë e bukur.