Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej 10 vitesh është pjesë e televizionit. Bukuroshja e ekranit, ka provuar edhe të këndojë, dhe ka disa këngë të suksesshme. Por mos mendoni se mbaron me kaq.

Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka qenë e ftuar në emision “Shiko kush luan”, që do të transmetohet të shtunën. Nora shkruan në foton që shfaqet me Luanën “Më në fund e binda të kandidojë”.

Mos vallë do ta shohim Luanën në Parlament? Nuk do të ishte çudi! Luana do ishte pa dyshim deputetja më seksi e parlamentit shqiptar.