Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari dhe moderatorja e Top Channel Luana Vjollca mesa duket kanë të njëjtat preferenca për sa i përket fustaneve.

Gjatë emisionit të saj më të ri “Shiko kush luan”, Luana u shfaq me një fustan të bardhë me lidhje, dhe të hapur në pjesën e gjoksit.

Por nga një vëzhgim në profilin e Instagram-it të Zaiminës, gjejmë një fustan identik me atë që kishte veshur Luana të shtunën.

Zamina e ka veshur vetë këtë fustan të bardhë mjaft provokues. Moderatorja e njohur mund ta ketë marrë fustanin në sallonin e Zaminës, pasi kjo e fundit ka një biznes të sajin me fustane mbrëmjesh.

Gjithsesi në profilin e Luanës, nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë marrë fustani, çfarë na bën të mendojmë se kjo mund të jetë një rastësi, që vajzat kanë veshur të njëjtin fustan.