Nëse ju ka bërë përshtypje që prej muajsh bashkëshortja e Lorikut ndodhet në Tiranë, edhe pse këtu nuk dimë që të ketë një punë në profesionin e saj, futbollisti ka sqaruar gjithçka.

Në kopertinën e revistës Living, ish-futbollisti i Kombëtares, ka folur për historinë e dashurisë me vajzën italiane që prishi rregullin që dukej sikur ai kishte vendosur për martesën, zgjedhjen e një vajze shqiptare, por nuk është vetëm ai që ka hequr dorë nga diçka e rëndësishme.

Edhe Monica ka hequr dorë nga profesioni i saj i arkitektes për të. Në kohën kur çifti është njohur, ajo ishte ende studente dhe me shumë punë e këmbëngulje, arriti të diplomohej në degën e Arkitekturës, por nuk pati mundësi kurrë të punonte në profesionin e saj.

“Kur u njohëm, ishte natyrë që i pëlqente të argëtohej, por kur studionte, shndërrohej në njeri tjetër. Mbyllej në botën e vet, i futej punës me javë të tëra dhe aty kam kuptuar se, kur përqendrohet në diçka, ajo e arrin. U diplomua, është zyrtarisht arkitekte, por, duke pare se sa i rëndësishëm ishte futbolli për mua dhe familjen time, ajo e braktisi ëndrrën e saj dhe i dhamë përparësi karrierës sime. Ende nuk ka pasur mundësi të fillojë punë në profesionin e saj, sepse kemi qenë gjithmonë në lëvizje. Pastaj, erdhi në jetë djali ynë, lëvizëm sërish në një shtet tjetër, kurse prej disa muajsh, po jetojmë në Shqipëri. Me këtë mënyrë jetese, është e vështirë të gjesh një vend pune të qëndrueshëm. Tani që karriera ime si futbollist ka mbaruar, do të jem më shumë në dispozicion të familjes dhe me siguri që edhe Monica do ta ushtrojë profesionin e saj”, ka zbuluar Cana.

Ai ia ka dhënë të gjithë meritën, Monica-s që kjo histori ka vazhduar, megjithë mendësinë fillestare të Canës që do të martohej me një vajzë shqiptare dhe ndarjes në fillim të historisëAjo i ka qëndruar pranë dhe e ka mbështetur vazhdimisht, siç tregon ai dhe në periudhën kur sapo ishte zhvendosur në Romë dhe ende nuk kishte një shtëpi. Monica ia bëri më të lehtë kalimin nga hoteli në një apartament dhe më pas, sakaq ishte mbushur një vit që ishin bashkë, po qëndronte më shumë aty sesa në shtëpinë e saj. “Gjatë vitit të parë, u ndamë, por u kthyem prapë bashkë, e gjitha ndodhi për fajin tim”, tregon Cana. Pas dy vitesh bashkëjetesë ata vendosën të martoheshin dhe më pas do të bëheshin prindër të Boikenit, djalit me sy blu që Loriku e mbajti në krahë para gjithë tifozëve dhe kamera ditën kur u nda zyrtarisht nga futbolli në stadiumin Loro Boriç të Shkodrës. Edhe atë ditë, si në çdo ngjarje të rëndësishme, Monica ishte aty.

Duket se jashtë fushës, Loriku ka gjetur skuadrën e tij të vogël.