Motrat Hoxha janë mjaft të njohura në Shqipëri. Lori dhe Sara janë ato që i shohim në çdo eveniment të rëndësishëm në kryeqytet.

Ndërsa më e vogël nga motrat, Redia është më e tërhequr, dhe nuk preferon të dalë shpesh as në foto dhe rrallëherë e shohim në festa të ndryshme, ku Sara dhe Lori marrin pjesë.

Por sot motra e madhe, fashionistja bukuroshe, Lori Hoxha ka publikuar një foto me të dy motrat e saj, ku shkruan “Trio i zemrës sime”.

Tre motrat bukuroshe, kanë edhe një vëlla të vogël me emrin Itan, por që edhe atë e mbajnë shumë diskret, pa e publikuar shpesh në profilet e tyre në rrjetet sociale.