“Lojtari i Vitit”, De Biasi zgjodhi Buffon, Agolli, Ronaldon

Ansi Agolli në cilësinë e kapitenit të Kombëtares Shqiptare dhe Gianni De Biasi si trajner i kuqezinjve, ishin dy njerëzit që përfaqësuan Shqipërinë në votimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s”.

Pak orë pas zbardhjes së rezultateve, u publikuan edhe listat me preferencat e përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare në organizatë dhe padyshim që vëmendja e shqiptarëve shkon fillimisht tek dy përfaqësuesit e Kombëtares Kuqezi.

Gianni De Biasi e ka dhënë preferencën e parë për portierin italian, Gianluigi Buffon, ndërsa 3 pikë i çoi në adresë të Cristiano Ronaldos.

Vendi i tretë në podiumin e De Biasit shkoi për Lionel Messin, i cili përfitoi vetëm 1 pikë nga drejtuesi i stolit të Shqipërisë.

Ndryshon disi vendimi i kapitenit Ansi Agolli, vota e parë e të cilit me 5 pikë shkoi për Cristiano Ronaldon që pasohet nga Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Një zgjedhje që reflektohet edhe në klasifikimin përfundimtar të FIFA-s pasi portugezi u shpall fitues, i ndjekur nga argjentinasi dhe francezi.

Interesant është edhe votimi i Cristiano Ronaldos që nuk zgjodhi asnjë lojtar të Barcelonës, ndërsa në vend të parë preferoi Gareth Bale.

Në krahun tjetër, Messi e ndërtoi podiumin e tij me treshen e Barcelonës, Luis Suarez, Neymar, Andres Iniesta. Ndërkohë, Manuel Neuer zgjodhi treshen Kroos-Oezil-Levandowski, ndërsa Sergio Ramos surprizoi me votimin e tij ku Lionel Messi figuron si zgjedhje e dytë. 14 trajnerë nga lista e gjatë nuk kanë zgjedhur në preferencat e tyre të para asnjë nga finalistët.

Njëri prej tyre është edhe Joachim Low që ka preferuar ta shpërndajë votën mes Kroos, Oezil dhe Muller.

E veçantë edhe zgjedhja e trajnerit të Kilit, Juan Antonio Pizzi, i cili zgjodhi në vend të parë lojtarin e kombëtares së tij, Alexis Sanchez, ndërsa dy vendet e tjera i ka lënë bosh.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment