Selena Gomez dhe The Weeknd janë shumë, por shumë të dashuruar…Çifti i famshëm, kanë vendosur së fundmi që të hedhin një hap serioz në lidhjen e tyre.

Sipas Entertainment Tonight, dyshja e njohur kanë vendosur të jetojnë së bashku. Selena dhe Weeknd kanë kohë që janë në një lidhje, dhe mesa duket tashmë ka ardhur momenti që ata të bashkëjetojnë.

Çifti sigurisht që po jetojnë në një “vilë luksoze në zemër të fshatit Greenwich” në New York.

Selena dhe Weeknd nuk e kanë pranuar ende se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër stad.