Lëvizje aksionerësh në Bankën Credins (Lista e plotë)

Kompania e prodhimit të makaronave dhe miellit “Prima”, pronë e sipërmarrësve vëllezër Fuad e Agron Haxhiymeri, ka hyrë së fundmi si aksionere në Bankën Credins, bashke me znj. Elena Haxhiymeri.

Sipas transaksionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Prima ka blerë 3.33% të aksioneve përmes një kontributi në para prej 282.556.904,50 lekësh (rreth 2 milionë euro).

Një tjetër aksioner i ri individ ka qenë Elena Haxhiymeri, që ka blerë 1.21% të aksioneve përmes një kontributi prej  102.252.386,00 lekë (rreth 740 mijë euro). Transaksioni është regjistruar më 31 dhjetor. Me shitblerjet e reja në total, zotërimi  i Haxhiymerajve në bankë është dyfishuar në gati 8%.

Shtimi i aksionerëve të rinj i ka mundësuar bankës që të rrisë kapitalin e saj me 10 milionë euro.

Sipas të dhënave të raportuara në Shoqatën e Bankave, deri në fund të 9-mujorit, kapitali i bankës ishte 12.7 miliardë lekë, apo rreth 92 milionë euro.

“Aksionerët e bankës, me anë të vendimit nr.1 të datës 25.02.2016 kanë vendosur të rrisin kapitalin e bankës në vlerën 10 milionë euro, nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja. Në total, numri i aksioneve që do të emetohen ishte 6,854,010 aksione të reja, me një vlerë kontabël neto prej 201.2 lekë/aksion, ose 1.459 euro/aksion, e konvertuar me kursin e ditës së vendimit”, thuhet në kontratën e shit-blerjes së aksioneve.

Çmimi i nënshkrimit të aksioneve për znj. Haxhiymeri ishte rreth 1.18 milionë euro, ndërsa për Prima 3.28 milionë euro, sipas kontratave përkatëse të shit-blerjes.

Aksionerët kryesorë të Credins janë Renis Tërshana (25.36%), Aleksandër Pilo (17.42%) dhe B.F.S.E Holding B.V (15.2%).

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, në fund të tremujorit të tretë 2016, totali i aseteve të Credins ishte 158.5 miliardë lekë, duke qenë banka e tretë më e madhe në vend, pas BKT dhe Raiffeisen. Banka ka një stok kredie prej 94 miliardë lekë, e treta në vend.

Për 9 mujorin 2016, fitimi i saj ishte 177 milionë lekë, me një rënie prej 54% me bazë vjetore./Monitor

Screenshot_1

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment