Granit Xhaka ka marr pjesë në ndarjen e çmimeve të FIFA-s, por  nuk ka qenë vetëm.

Në shoqëri të tij ka qenë e fejuara bukuroshe Leonita Lekaj, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmve.

Graniti dhe Leonira u shfaqën në një kombinim kuq e zi, ku Graniti në veshjen e tij serioze ngjyrë të zezë kombinohej perfekt me Leonitën, e cila dukej  tejet seksi me te kuqe.

Bukuroshja brune zgjodhi një fustan të kuq të hapur në pjesën e gjoksit dhe të këmbëve, me flokë të shtrira dhe makijazh të thjeshtë, çka e bënte atë të dukej shume bukur.

Në këtë ceremoni Graniti nuk ka pati nominim, teksa konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Ai është në sezonin e tij të dytë me Arsenalin e Londrës, qytet ku u mbajt ndarja e çmimeve nga FIFA.