Ajo që ndodhi mbrëmjen e 8 marsit 2017 në “Camp Nou” ka tejkaluar çdo gjë të shkruar deri më tani në botën e futbollit.

Askush nuk e kishte marrë parasysh përmbysjen e madhe të rezultatit 4-0. Sidoqoftë, Barcelona bëri një ndeshje epike kundër PSG-së dhe vendosi kualifikimin për në çerekfinale të Chamnpions-it në minutën e 96-të, me një gol të realizuar nga Sergi Roberto, i cili vulosi rezultatin  përfundimtar 6-1.

Ishte kjo kryevepër e Barcelonës, e cila shkaktoi çmenduri jo vetëm në “Camp Nou” dhe Katalonjë, por në të gjithë botën, duke përfshirë edhe grupin e analistëve të “BT Sport”, kanalit televiziv britanik, për të cilin po komentonin katër ish-futbollistë mitikë: Rio Ferdinand, Gary Lineker, Steven Gerrard dhe Michael Owen.

Në kohën e golit të katërt të katalanasve, ata janë fiksuar nga kamerat në një reagim shpërthyes e të çmendur, në mënyrë unanime, duke festuar sit ë ishin ngjyrat e tyre.

Të katër e kanë festuar golin si të ishin lojtarë të Barcelonës. Kjo video po bëhet virale në mediat botërore, sepse tregon vlerën dhe rëndësinë historike të përmbysjes së Barçës në Champions.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment