Dikush mund të thotë që ata kanë arritur të pamundurën. Dikush tjetër mund të thotë që çfarë kanë arritur ata, na tregon pikërisht që kjo është e mundur nëse dëshiron…Oni Pustina dhe Linda Poda kanë arritur ta mbajnë jetën private larg syve të medias.

Historia e tyre e dashurisë lindi në Dance with me dhe më pas prej saj ka lindur një vajzë. Oni dhe Linda nuk dimë të kenë bërë një martesë të madhe, as kanë dalë në media ndërsa Linda ishte në pritje të fëmijës. Ka qenë vetëm një dalje në një sfilatë që zbuloi lajmin e bukur që balerina elegante, me përvojat e saj si modele, ishte shtatzënë.

Tashmë modeli më i njohur shqiptar, me sharmin dhe pazëvendësueshmërinë e atyre të parëve, Oni Pustina është baba.

Disa foto të Story i tregojnë ata në plazh, gjatë një dite pushimi…dhe shihet që pas lindjes së vajzës, për çudi, në çiftin e tyre, më në formë është e ëma sesa i ati. Ndoshta sepse linjat e modelëve si moda vijnë e ikin, ndërsa ato të balerinave mbeten përgjithmonë.

 

Gjithsesi, është shumë bukur ta shohësh një nga meshkujt më të pashëm shqiptarë brenda kësaj atmosfere, si burri i familjes, i qetë teksa e bija luan me kurrizin e tij.