Lajme jo shumë të mira na vijnë nga çifti i aktorëve tanë shumë të dashur, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen.

Pasi mësuam se Burak, i njohur për rolin e Kemalit në serialin “Dashuri e pafund”, vuan nga hemorroidet dhe se shumë shpejt do t’i nënshtrohet operacionit, edhe bashkëshortja, Fahriye nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Mediat turke shkruajnë se 31-vjeçarja ka një problem në kërthizë, i cili i ka sjellë dhimbje të mëdha tek legeni. Gjendja e saj, nuk është aq serioze sa e Kemalit, por mësohet se aktorja e ka të ndaluar që të qëndrojë ulur për një kohë shumë të gjatë. Ajo do t’i nënshtrohet terapisë fizike, e cila do të zgjasë shumë në kohë, rreth 20 seanca.

Flitet se çifti është në pritje të fëmijës së parë, por deri më tani aktorët nuk e kanë konfimuar. Dyshimet janë shtuar më së shumti pas fotove të Fahriye-s në Instagram, ku përpiqet të fshehë barkun.