Nëse do t’ju pyesim se cila është vajza me format më të lakmuara trupore në showbizin shqiptar, besojmë se të gjithë kemi të njëjtin mendim: Aurela Hoxha.

Karriera e saj ka nisur shumë vite më parë teksa ishte velinë tek “E diela Shqiptare”, e ndërsa sot është një ndër emrat më të spikatur në botën e modës. Shpesh ajo është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave ku dhe është akuzuar se ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale, por përveç buzëve, Aurela ka mohuar të ketë bërë ndonjë ndërhyrje tjetër.


Për shkak të formave të saj perfekte, është thënë gjithashtu se ajo ka hequr dy brinjë për të bërë belin më të hollë, por e ftuar në “Xing me Ermalin” Aurela ka mohuar diçka të tillë. Bukuroshja ka përmasat e një modeleje: 90, 60, 90, dhe këtë e konfirmuam edhe mbrëmjen e sotme, kur Ermali me një metër në dorë zbuloi përmasat perfekte të shumë dëshiruara nga vajzat, por shumë të vështira për t’u arritur.

Nëse do t’i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram, do të shikojmë shumë foto nga pushime. Bukuroshja, me shumë sinqeritet, ka rrëfyer se shumica e udhëtimeve janë pjesë e punës së saj dhe janë sponsorët ato që ia mundësojnë pjesëmarrjen në evente të ndryshme.