Çfarë kishte mbetur nga Marina Vjollca? Vetëm dita kur do ta shohim të rikthehet në ekran. Përgatitjet për programin e rikthyer në Tv Klan, por me një strukturë tërësisht të re, nën drejtimin e Marina Vjollcës, janë drejt fundit. Moderatorja e njohur ka zbuluar se kur do të shfaqet në ekran dhe me kë do të konkurrojë.

Pas spotit të prezantuar pak ditë më parë që njoftonte se programi “C’est la vie” do të nisë së shpejti, sot është mësuar edhe dita. Stafi drejtues ka vendosur që “C’est la vie” të vijë në Tv Klan pikërisht ditën e diel, në orën 20.05, duke i shpallur kështu “garë të hapur” spektaklit të humorit në Top Channel, traditë 13-vjeçare tashmë, “Portokalli”.

Pas spotit që lajmëron nisjen e programit dhe rikthimin e Marinës, edhe kjo e fundit ka postuar një foto pak minuta më parë në Instagramin e saj duke shënuar ditën dhe orën kur do të nisë transmetimin: “C’EST LA VIE!!! Të dielën, ora 20:05 në Tv Klan” – shkruan Marina.

I menjëhershëm është edhe komenti i Getit, i cili i jep kurajë bashkëshortes që deri në orët e vona të mbrëmjes vazhdon në provat e programit.