Sa herë bëhen krahasime mes vajzave të bukura të ekranit, argumentet janë të mjaftueshme në favor të njëjrës apo tjetrës, qoftë brune apo bionde. Rivaliteti mes gazetareve të sportit, vitet e fundit, më shumë sesa vetë vajzat e njohura që janë bërë pjesë e programeve sportive, duket se është nxitur nga bashkëpunëtorët e tyre apo edhe nga partnerët moderatorë.

Emrat Ilda Bejleri dhe Viola Spiro nuk përmenden për herë të parë si vajzat bukuroshe të programeve sportive, që me kalimin e viteteve kanë fituar eksperiencë dhe dinë ta prezantojnë mjaft mirë veten jo vetëm si vajza të bukura për syrin, por edhe si dy moderatore profesioniste që janë gati për t’u përballur në çdo lloj debati edhe me ekspertë të fushës.

Por nëse përmenden përballë komentatorit të njohur sportiv dy vajzat me të cilat ai ka punuar, Shakohoxha zgjedh me diplomaci. Përballë disa pyetjeve pikante në “Pasdite në Top Channel”, Dritan Shakohoxhës iu desh edhe të zgjidhte mes Ilda Bejlerit dhe Viola Spiros: “Kjo është një pjesë që nuk më pëlqen, por meqenëse punoj me Ildën, po them Ildën. Por edhe me Violën kam punuar…” – thotë Shakohoxha pa dashur të zgjedhë mes njërës dhe tjetrës. Megjithatë, nëse do të zgjidhte një bionde apo një brune, komentatori zgjedh “brunet, pa diskutim.”