Kosova nderon Agollin, patriarku i letrave shqipe jep një mesazh për “Shqipërinë përtej Drinit”

Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli është dekoruar me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova, siç e quajti Agolli, “Republika e Shqipërisë përtej Drinit”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkoi paraditen e sotme në banesën e shkrimtarit për ti uruar 85-vjetorin e ditëlindjes, por dhe për ti dorëzuar dekoratën.

“Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”, tha Thaçi.

Shkrimtari i madh u shpreh besimplotë se Kosova shumë shpejt do ta kalojë të gjithë vendeve.

“Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ia kalojë të gjithë vendeve sepse ka përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur.  Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni”, tha Agolli.

Në fund patriarku i letrave shqipe ka edhe një edhe mesazh: “Edhe ne si shtet shqiptar përtej Drinit bëjmë punën tonë. Shpesh herë ata në parlament zihen por vetëm për Kosovën nuk zihen. Vetëm kur bie llafi për Kosovën nuk ka sherr. Gjithmonë do përpiqem të punoj për të ngritur lart Kosovën”.

Më 13 tetor, Agolli do të festojë 85-vjetorin e lindjes.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment