Tirana Observer
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence

Kreu / Kryesore

Komandanti suprem i NATO-s: Këto janë 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë

Komandanti suprem i NATO-s: Këto janë 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë
T.O
19/09/2017 11:17

Bashkë me Komitetin Ushtarak te NATO-s, në Tiranë ishte edhe Komandanti Suprem i kësaj organizate, Curtis M. Scaparrotti.

Komandanti ushtarak i NATO-s është historikisht një gjeneral i Ushtrisë ose i Flotës Ajrore Amerikane.

Ky post është mbajtur për herë të parë nga Ajzenhauer, Uesli Klark dhe sot, nga gjenerali me 4 yje, Scaparroti.

Ai është njeriu përgjegjës për operacionet ushtarake të Aleancës dhe njëkohësisht mban detyrën e komandantit të ushtrisë amerikane në Europë. Curtis Scaparrotti ju përgjigj pyetjeve të “GSH.al”

Ai identifikoi 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë dhe rajonin: Rritjen e influencës së jashtme, ekstremizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj.

“NATO është e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Ne kemi një mision në Kosovë, KFOR, i cili siguron një mjedis të sigurt. Kjo është e rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Sfidat që ne kemi janë p.sh, një rritje e influencës së jashtme, sigurisht shqetësimet për ekstremizmin dhe kthimi i luftëtarëve të huaj, gjëra, të cilat ne i diskutuam.

Pra, këto janë çështjet që sfidojnë situatën stabël, por disi të brishtë në Ballkanin Perëndimor. Ne i trajtojmë gjithnjë me kujdes këto gjëra. Kërkojmë vazhdimisht raportime nga komandantët e KFOR-it për shembull, që të sigurohemi që kemi perspektivën e duhur dhe që mund të japim këshilla shumë të sakta se çfarë nevojitet për të siguruar vazhdimësinë e përforcimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe, sigurisht, të punojmë për dialog dhe pajtim atje.” – th ndër të tjera Scaparrotti.

Kryesore
Te ngjashme
“Nëse vazhdoni me reformat, negociatat çelen në qershor”
“Nëse vazhdoni me reformat, negociatat çelen në qershor”
Samir Mane, njeriu më i pasur në Shqipëri: Nuk jam oligark, oligarkë ka vetëm në Rusi!
Samir Mane, njeriu më i pasur në Shqipëri: Nuk jam oligark, oligarkë ka vetëm në Rusi!
Skandali në drejtësi/ “Fantazma” kërkon pronësinë e dy dyqaneve
Skandali në drejtësi/ “Fantazma” kërkon pronësinë e dy dyqaneve
Nis “fshesa” në Qeveri, pas drejtorëve, Rama shkarkon zv.ministrin e LSI
Nis “fshesa” në Qeveri, pas drejtorëve, Rama shkarkon zv.ministrin e LSI

Lër një koment Anullo

Emaili juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Ekonomi

  • Oferta e lartë për apartamente frenon rritjen e çmimit të qirasë në Tiranë 18/09/2017 09:16
  • Sa do paguajmë? Nga rrugët te targat e makinave, ja koncesionet e reja 17/09/2017 15:05
  • Plani i Federatës Ballkanike: Tregti pa kufij rajonalë deri në vitin 2023 17/09/2017 12:24

Bota & Rajoni

  • Këto janë 15 çiftet e famshme që vërtetojnë se dashuria e vërtetë mund të zgjasë përgjithmonë
  • Shikoni me kë ka bërë “selfie” Angela Merkel sot
  • Princi Charles, shuplakë traditës: Nuk do të mbretërojë në Buckingham Palace

Opinione

  • Për Kullën e Calit, festën e Pezës dhe paaftësinë tonë!
  • Projekt i ri ruso-serb për Ballkanin
  • Mero Baze: Qeveria “Rama” po e zhvendos pushtetin në qendra okulte

Sport

  • FOTOT/ Dalin SMS-të që nxjerrin blof Enis Bardhin që tha se donte të luante për Shqipërinë
  • Vetëm barazim me Kukësin, Partizani i parafundit me 1 pikë
  • Lamtumirë katenaço! Goleadorët po shkëlqejnë në Itali
September 2017
M T W T F S S
« Aug    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Rreth nesh
© Copyright 2017, Tirana Observer. All Rights Reserved.
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence