topi-berisha1Pas mbledhjes së kryesisë së shtunën në mbrëmje Partia Demokratike është duke mbyllur marrëveshjet për koalicionin e saj. Sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode është mandatuar për të zhvilluar bisedimet me partnerët deklaroi se janë duke u kryer bisedimet me të gjitha partitë që janë ofruar në spektrin e qendrës, qendrës së djathtë dhe të djathta dhe që po i bashkëngjiten koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit. Janë 25 parti me të cilat kanë përfunduar bisedimet dhe do të vijohet edhe pasdite dhe ditën e nesërme paradite, për të përfunduar bisedimet me të gjitha partitë që i afrohen këtij bashkëpunimi”.
Ftesë Topit
Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Partia Demokratike, i ka bërë sërish ftesë Frymës së Re Demokratike. “PD mbetet e hapur për të përfshirë në këtë koalicion tepër të gjerë, të gjitha partitë e qendrës, qendrës së djathtë dhe të djathta që kanë shprehur vullnetin, për të patur një koalicion unik në zgjedhje”, tha Bode. Ky qëndrim i tij, është shprehur edhe nga kryeministri Sali Berisha të shtunën është interpretuar si hapja e një dritareje për partinë Fryme e re Demokratike e ish presidentit Bamir Topi. Ky i fundit, ndryshe nga herë e tjera, ku deklaronte kategorikisht që nuk do të bënte koalicion me PD-në, nuk dha detaje mbi qëndrimin që do të mbajë kjo parti, ndërsa dy ditë më parë kishte folur edhe për mundësinë e daljes të vetëm në zgjedhje.
Takimet
Gjatë ditës së djeshme dy negociatorët e Partisë Demokratike, Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi kanë pritur në ambientet e selisë së PD-së kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Lufter Xhuveli, kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Ekrem Spahia i Lëvizjes së Legalitetit, Nikoll Lesi si dhe disa përfaqësues të disa partive të tjera më të vogla. Ndërkohë që dita e sotme, e cila është edhe dita e fundit e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për të vendosur për koalicionet parazgjedhore, PD do të zhvillojë takime edhe me dy aleatët e saj kryesor, Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe kryetarin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ndërkohë dy ditë më parë PD-ja arriti marrëveshjen me BLD-ën e Arjan Starovës, Aleancën Demokratike të Arben Demetit, PBKD-ën e Artur Roshit dhe Agraro- ambientalistët e Lufter Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.

Sistemi favorizon aleancat e mëdha
Sistemi proporcional rajonal që zbatohet në vendin tonë favorizon aleancat e mëdha, duke qenë se edhe një grusht votash mund të rezultojnë të arta për një mandat deputeti. Eksperienca e zgjedhjeve të 2009 e dëshmoi më së miri një gjë të tillë. Socialistët duket se kanë nxjerrë mësime dhe janë angazhuar për të mbledhur rreth tyre një numër sa më të madh të mundshëm forcash politike. Deri më tani kanë firmosur me 43 parti e bashkë me aleatët e tyre tradicional, numri pritet të shkojë në 48, duke përfshirë këtu edhe një marrëveshje të mundshme me Aleancën Kuqezi.

Koalicionet në zgjedhjet e 2009-ës
Në zgjedhjet e fundit parlamentare (28 qershor 2009) konkuruan katër koalicione zgjedhore. “Aleanca e Ndryshimit” ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë “Bashkimi për ndryshim”, përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca “Poli i Lirisë” dhe “Aleanca Socialiste për Integrim”, grupuan secila nga 6 parti.

LDK e Nikollë Lesit në koalicion me PD-në
Partia Lidhja Demokristiane e Nikollë Lesit i është bashkuar koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike. Ka qenë kryesia e kësaj partie e cila vendosi pasditen e djeshme për marrëveshjen parazgjedhore me PD-në. Vetë kryetari i kësaj force, Nikoll Lesi pas takimit që pati me dy negociatorët e PD-së u shpreh i kënaqur nga oferta e bërë nga demokratët. “Në cilësinë e kryetarit të LDK-së erdha në selinë e PD-së, si lokomotiva e koalicionit të 23 qershorit, të fitores së re të pas 23 qershorit. Dëgjova ofertën e Partisë Demokratike për forcën që unë kryesoj. Për mua në cilësinë e kryetarit, është ofertë e shkëlqyer, është ofertë bashkëpunuese, përfaqësuese dhe mendoj që demokristianët do jenë të përfaqësuar me disa numra në Parlament këtë radhë”, deklaroi Lesi.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment