Alarm fals. Klea Huta dhe Elgit Doda nuk janë fejuar. Unaza ‘Cartier‘ në formën e një gozhde e cila kushtonte plot 2.270 dollarë nuk ka qenë një dhuratë nga Elgiti, por nga familja e saj. Moderatorja zgjodhi që ta tregonte këtë në festivalin e RTSH, ku ishte e ftuar për të prezantuar një prej artistëve konkurrent. 

Sipas saj, unaza nuk ka aspak rëndësi për të, por theksoi gjithashtu se qëllimi i fotos së publikuar në Instagram, nuk ishte ai që u shkruajt në portale.

Ndërkohë kur Adi përmendi Elgitin, bukuroshja nuk nguroi ta përshëndeste nga ekrani. Të paktën nuk kemi fejesë, por ndryshe nga disa muaj më parë, tani e pranojnë hapur që janë në një marrëdhënie.

Historia e dashurisë së Kleas dhe Elgitit u bë publike nga një foto teksa çifti po drekonte në një nga restorantet në jug të vendit. Në fillim e mohuan, më pas na lanë të nënkuptonim se kishte diçka mes tyre dhe në fund na e konfimuan me një foto të njëjtë të postuar në Instagram lidhjen e tyre.