Për disa ditë me radhë, Klaudia është vendosur në qendër të kritikave pas deklaratës së saj e cila e quajti “vëlla” ish-bashkëshortit të saj Albi Nakos.

Edhe psë është sqaruar nga vetë Klaudia, se përse e ka quajtur Albin “vëlla”, kjo nuk i ka penguar aspak ndjekësit në rrjetet sociale të kritikojnë atë, madje ka pasur edhe komentues të tjerë që janë treguar më të ashpër duke kaluar deri në ofendime personale.
Të gjitha arritjet e Klaudias, u shuan menjëherë pas fjalës “vëlla”. Arsyen e kësaj fraze e ka sqaruar edhe njëherë Albi.

“Momenti emocional im imi nuk ishte për frazën, ishte nga distanca, nga një kohë e gjatë që s’jemi parë edhe prekemi. Unë e thashë dhe të emisioni që isha i papërgatitur. Nuk ndjeva asgjë. Mos të lënë zoti pa motër në jetë. Vëllai është ai që të jep ajër kur trishtimi të zë frymen, është dashuria e përjetshme”, tregon ai.

Cili ka qenë reagimi i Albit më pas? I ftuar në “Xing me Emalin”, ai ka rrëfyer se e ka folur me menjëherë pas emisionit me Klaudian, e ndërsa shprehet se se ato që janë thënë më pas i ka marrë më shumë sportivitet.

“Fola diret me Klaudian. Ajo që unë nuk kam përceptuar kurrë në jetën time që do isha pjesë e portaleve. Por nuk e di pse nuk më bëri përshtypje. E kam marrë me sportivitet“, tregon ai.

I pyetur nga teleshikuesit nëse do të kishte një rikthim me Klaudian, Albi la të kuptohej se po, ndërsa u përgjigj: ‘Gjithmonë ka shpresë’.