13-121514-internet_calls_oksana_neveselaya_world_s_hottest_math_teacher

Matematika nuk është gjithmonë një lëndë e pëlqyer. Por nëse do të kishit një mësuese si Oksana Neveselay, me siguri do të ndërronit mendje. Ajo është cilësuar rrjetet sociale si mësuesja më seksi në botë.

Oksana nga Bjellorusia u bë popullore në rrjet pasi studentët i publikuan në internet një video teksa ajo jepte leksion algjebre në klasë.

Mjaftuan 15 sekonda që video e realizuar në një klasë të një shkolle në Minks të merrte bum klikimesh, pëlqimesh si dhe shpërndarje në internet.

Faqja e saj në Facebook u bombardua nga ftesat kurse në Twitter e Instagram kishin nisur ndjekësit duke arritur në 1 milion.

Duket se mësueses i hyri vetja në qejf dhe menjëherë publikoi disa fotografi të saj si modele. Media të huaja thanë se karriera e saj si mësuese matematike nuk do të zgjasë shumë, pasi ekziston mundësia që ajo të realizojë ëndrrën për modele pasarelash.

Por si përgjigjet mësuesja? “Jam një grua dhe jam e detyruar të dëshmoj se sensualiteti dhe inteligjenca mund të ecin paralel me njëra-tjetrën”.

screenshot_13 screenshot_14

ok23_mgthumb-interna 1a_mgthumb-interna

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment