Reklama e re e cila ka për protagonist aktorin e njohur turk, Kıvanç Tatlıtug, është publikuar. Një kontratë e cila është përfolur shumë në mediat vendëse ka një shifër të lartë për protagonistin e shumë prej serialeve më të paguara në Turqi.

Siç shkruajnë mediat turke, reklama e Coca Cola-s, e realizuar së fundi nga aktori, ka paguar jo pak, por plot 6 milionë lira turke (1.3 milionë euro).

Sapo reklama është bërë publike, është pritur mjaft mirë në publik, por nuk ka kaluar pa u komentuar edhe vlera marramendëse e parave që ka marrë Kıvanç.