Kur nuk po punon me emrat e mëdhenj si Lupita Nyong’o, Jennifer Hudson apo Hilary Swank, stilistja e personazheve të famshëm, Micaela Erlanger, zbulon edhe disa sekrete të trendeve që duan të dinë të gjithë ata që ndjekin modën.

Po ashtu, ajo zbulon eksperiencën përmes rubrikës ‘Ask a Stylist’ në blogun e saj. Erlanger ka gjetur edhe adresat më të mira vintage për të treguar një trend xhinsesh i cili do të jetë dominues gjatë sezonit të dimrit. Ja cila është këshilla e një profesionisti.

Moda më e re u përket xhinseve me dy ngjyra. Këto lloj xhinsesh mund të stilohen dhe kombinohen me çdo veshje dhe janë shumë të thjeshta për të ndryshuar dhe përmirësuar look-un. Xhinset me dy ngjyra, sipas specialistëve, të zgjasin siluetën dhe janë garanci për çdo lloj trupi. Mund t’i kombinosh me pulovër, me një triko të gjatë apo edhe me këmishë oversize.

Këtë dimër, ji e përgatitur për të parë kudo këto xhinse elegante.