Kohët e fundit po qarkullojnë zëra se Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer sërish së bashku. Dyshja e njohur duket se po i japin një mundësi të dytë historisë së tyre të dashurisë. The Weeknd e tradhtoi modelen me Selena Gomez-n.

Pas ndarjes me këtë të fundit ai është rikthyer sërish tek Bella. Ky rikthim nuk i pëlqen aspak shoqes së ngushtë të Bella-s, Kendall Jenner.

Modelja Jenner nuk beson në mundësitë e dyta dhe i sugjeron shoqes së saj të mos kthehet më me The Weeknd.

Por Bella mesa duket është e dobët përballë ndjenjave të saj për The Weeknd. Ne shpresojmë që Bella të mos lëndohet më…