Dukesha Kate Middleton mund të themi se ka përjetuar një histori përrallash, nga një vajzë e thjeshtë u shndërrua në një princeshë.

Sot ajo është një ndër figurat më të dashura për britanikët, por jo vetëm dhe kjo falë elegancës dhe mirësisë që ajo rrezaton. Në numrin e ri të revistës “ Spy“ që mban datën 27 tetor janë publikuar disa foto të Kate që nuk i kishim parë më parë. Bëhet fjalë për disa fotografi që i përkasin periudhës kur Kate ishte shumë e vogël dhe në periudhën e gjimnazit.

Kate duket po aq e thjeshtë dhe e bukur sa dhe sot, e ndërsa teksa i shikojmë fotot kur ishte shumë e vogël, mund të themi se paska lindur për të qenë një princeshë.

Nuk ju krijohet edhe ju kjo përshtypje kur i shihni?