Princi William dhe Kate Middleton morën pjesë në natën gala të organizuar në Paris nga Ambasada Britanike.

Kate është përfaqësuar me tre veshje të ndryshme të cilat i mbante pak orë në ditë. Të gjithë sytë ishin nga Dukesha e Kembrixhit, pasi ajo në mbrëmje veshi një fustan të gjatë me xixa që ndriçoi sallën.

Fustani i Kate është nga Jenny Peckham i kombinuar me një palë sandale nga Gianvito Rossi. Çifti mbretëror rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në natën gala të Parisit.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment