
Nga Mimoza Erebara
Qё sistemi arsimor shqiptar mbart problem tё mёdha, kjo tashmё ёshtё diҫka qё dihet. Por nё kёta rreshta nuk do tё ndalem tek to.
Pavarёsisht dёmit tё pariparueshёm qё kanё sjellё nё vite, me diplomime fiktive, ku vetёm njё pёrqindje pothuaj e pakonsiderueshme e kanё merituar notёn e tyre; pavarёsisht programeve xhongleriste mes shtepive botuese dhe Ministrisё; pavarёsisht etjes pёr para nё kurriz tё arsimimit tё fёmijёve nё breza tё tёrё; pavarёsisht ndryshimimeve tё vazhdueshme dhe tejfryrjes me dokumentacion pa infrastrukturёn pёrkatёse; pavarёsisht mungesёs sё kabineteve e laboratorёve dhe nё pёrgjithёsi tё bazёs didaktike tё domosdohme pёr realizimin me sukses tё njё ore tё thjeshtё mёsimore; pavarёsisht tё tё gjithё problematikёs qё rrjedh si pasojё e kёtij realiteti dhe qё cёnon drejtpёrdrejtё dhe vetё mёsuesit, po njёlloj nxёnёsit e prindёrit e tyre, dua tё prezantoj njё problem tejet madhor.
Nёse kemi analfabetё le t’i mbajmё. Nёse “prodhojmё” sistematikisht tё tillё, le t’i prodhojmё, anipse pёrbёn humbje kombёtare. Nё fund tё fundit informacioni ёshtё i lirё dhe kush do, mund tё vetarsimohet. Po nё pёrfundim tё tё gjithё kёtij “ҫ’procesi”, prindёrit i kanё fёmijёt e tyre nё shtёpi. Tё nesёrmen e pёrfundimit tё shkollёs ata diku do tё fillojnё punё. E jeta do vazhdojё rrjedhёn e saj.
A nuk ёshtё fёmija kapitali mё i ҫmuar? A nuk bёjmё tё pamundurёn pёr ta? Po si mund tё jemi krah tij kur jeta e tij, pёr arsye shendetёsore rrezikohet seriozisht?
Autombulancёs tё Spitalit Rajonal Durrёs, iu desh mё shumё se 40 minuta pёr tё mbёrritur nё njё nga gjimnazet kryesore tё kёtij qyteti. U deshёn mё shumё se 15 minuta qё Urgjenca tё pёrgjigjej dhe kёtё me ndёrhyrjen(telefonike) e Policisё sё Shtetit. E ndёrkohё nxёnёsi luftonte ҫdo sekondё me jetёn i shtrirё nё dyshemenё e klasёs sё tij. Stafi mёsimor, i tronditur me atё ҫka po shihte dhe akoma mё i tronditur me vonesёn e pajustifikueshme, mundohej tё jepte ndihmёn e parё duke u pёrpjekur tё kuptonte se cili mund tё ishte problem serioz shendetёsor qё fёmija, nxёnёsi i tyre mund tё kishte. Po asnjё prej tyre nuk ishte mjek.!
Nxёnёsi shpёtoi falё jetёs sё gjatё tё tij. Po ky rast ёshtё njё kambanё alarmi serioze pёr tё gjitha shkollat ku fёmijёt tanё kalojnё gjysmёn e ditёs.
A nuk do tё ishte mё e udhёs qё shkollat tё kishin shёrbimin e vet tё urgjencёs? Ndoshta me atashimin e njё mjeku kujdestar ose shёrbim mё vete urgjence e dedikuar vetёm pёr arsimin.
Ose Urgjenca e Spitalit tё justifikojё emrin e vet!