Spikerja e ABC News, Viol Xhafaj, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Në të paktat intervista ku Viol ka folur për veten, sot ajo ka zbuluar më shumë edhe për statusin aktual.

Për momentin, ajo tha se nuk është e dashuruar, por shtoi se sapo ka lënë pas një lidhje të rëndësishme dhe tashmë është në një moment pauze. “Për momentin nuk jam e dashuruar. Unë sapo kam lënë pas një gjë shumë të rëndësishme dhe ky është një moment pauze dhe për momentin nuk më shkon ndër mend”,- tha Xhafaj.