
Ajo është jo vetëm një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe një fashioniste e vërtetë, pasi veshjet dhe kombinimet e saj janë shumë të veçanta në çdo dalje, si në skenë ashtu dhe në jetën e përditshme.
Po flasim për Jonida Maliqin, e cila së fundmi ka postuar një foto në Instagram ku shihet e veshur me një pallto të gjatë jeshile, kombinuar me një fustan ngjyrë pjepri dhe pupa të kuqe në bezhë.
Ndërkohë nisur nga foto, duket se Jonida ka dalë për të bërë shopping për festat e fundvitit, pasi në duar mban një shportë të madhe me produkte ushqimore, dhe gjithashtu edhe disa çanta të tjera, që me siguri kanë dhurata brenda.
Për kë ti ketë këto dhurata vallë? Me patjetër që njëra do të jetë për djalin e saj Dan, për të tjerat nuk jemi të sigurt…