Je tip ‘luani’, ‘ujku’, ‘ariu’ apo ‘delfini’? E tregon mënyra se kur flini

Kronobiologjia- është ky emri i disiplinës që studion oraret biologjike të njeriut për të përcaktuar personalitetin. Çdo ritëm biologjik lidhet me një ‘kronotip’ të veçantë, që kronobiologët i kanë ndarë në ‘delfinë’, ‘ujqër’, ‘arinj’ dhe ‘luanë’, shkruan Anabel.

Sipas kronobiologut Michael Breus orët e gjumit, orari i zgjimit, humori i mëngjesit tregojnë një personalitet ndryshe. Por cili personalitet jeni ju? Lexoni kronotipat më poshtë për ta përcaktuar:

Delfini

Ke gjumë shumë të lehtë, madje mund të vuash nga pagjumësia. Zgjohesh rreth orës 6:30 të mëngjesit dhe zakonisht bën ushtrime përpara vaktit.

Luani

Zgjohesh plot energji, por pasdite fillon të ndjesh se po të lënë fuqitë.

Ariu

Zgjohesh në drekë, dhe nëse nuk i bën tetë orë të mira gjumë, nuk ndihesh mirë. Jeta ideale për ty është e balancuar: 8 orë gjumë, 8 orë punë, 8 orë pushim.

Ujku

Je nga ata njerëz që e fik dhjetë herë zilen e orës. Të pëlqen të jetosh ditën, por koha jote ideale është nata.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. Livi
    20/04/2017 13:44 at 13:44

    me sa duket une jam ujku

Leave a comment