Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nuk e kanë pranuar ndonjëherë që janë në një lidhje dashurie, edhe pse janë fotografuar shpeshherë së bashku dorë për dore, ose duke u përqafuar. Sado e kanë fshehur ata, fakti që kanë qenë në një lidhje është marrë vesh tashmë.

Pas këngës që realizuan së bashku, Eni ka bërë një status dje që na ka bërë të mendojmë se gjërat mes tyre nuk po shkojnë siç duhet.

“Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta”,-ka shkruar dje Eni në Instagram.

Nga ana tjetër edhe Genci përmes një statusi me një foto teksa ecën në shi në Instagram, shkruan ” Ti e vrave dashninë e ma le armën në dorë…”.

Mos Genci po bën fajtore Enin për ndarjen e tyre, apo kjo është një “marrëveshje” mes çiftit për të bërë pak zhurmë në portale?