Mes dhjetëra – qindra urimeve që kanë pushtuar rrjetin dje dhe sot nga personazhe të njohur shqiptarë, të gjithë (me siguri) bien dakord që pas kësaj fotoje të Elvana Gjatës, askush nuk mund të konkurrojë dot më me të.

Krenarinë e të qenit shqiptare këngëtarja e ka shprehur gjithkund e gjithmonë, por sidomos në ditë të tilla si festat kombëtare, Elvana gjen edhe mënyrën më origjinale për të uruar.

Sot, ajo ka postuar në Instagramin e saj një video artistike. Një sfond i kuq dhe një shqiponjë që i qëndron në krah, krahët e lyer me të kuq dhe shenja e shqiponjës me duar janë elementë të mjaftueshëm për të krijuar një urim unik për të gjithë shqiptarët: “Ti Shqipëri më jep nder…” – shkruan pas kësaj fotoje Elvana dhe fansat kanë shpërthyer në përgëzime për origjinalitetin dhe urimin special.