Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës.

Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të papranueshëm një fakt të tillë, i cili e ka kundërshtuar këtë, duke e quajtur jo normale.

Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin  e tij.

Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ai do të mbyll emisionin.

Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emision, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

DEBATI

Basha: Leonardo hajde këtu!

Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.

Basha: Të lutem më lejo.

Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj

Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka

Fevziu: Nuk mund të bëj miting në një emision në televizion. Ky është shpërdorim i medias.

Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!

Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.

 

 

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment