Tirana Observer
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence

Kreu / Politikë

Incidentet në Kuvend, dënohen deputetët që qëlluan me vezë

Incidentet në Kuvend, dënohen deputetët që qëlluan me vezë
T.O
26/02/2016 21:03

Pas incidenteve me vezë, të ndodhura në seancën e fundit të Kuvendit, Byroja Parlamentare, e mbledhur sot pasdite, ka dënuar deputetët e Partisë Demokratike për incidentet e një dite më parë në Kuvend.

Kështu, në mbledhje është vendosur dënimi i deputetëve Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha me 7 ditë përjashtim nga Parlamenti dhe Albina Dedja me 2 ditë.

Në përfundim të mbledhjes, deputetja Deda ka kërkuar ndëshkimin e kryeministrit Rama dhe deputetit Erjon Braçe, të cilët sipas saj kanë fyer rëndë atë dhe kolegen Arbiola Halimi, vetëm për të mbrojtur deputetët e inkriminuar.

“Rama dhe Braçe kanë fyer në vazhdimësi opozitën dhe deputetet femra. Opozita proteston për të drejtën e saj legjitime, ndërsa nga ana tjetër kemi fyerje që vijnë nga goja e kryeministrit dhe deputetëve të tij, për të mbrojtur deputetët e inkriminuar”, ka deklaruar Dedaj.

Ajo ka akuzuar edhe nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj për “sjellje arrogante” ndaj deputeteve të opozitës, pasi shpërfilli fyerjet në dëm të tyre dhe vijoi seancën.  “Zonja Leskaj u tregua shumë arrogante, filloi menjëherë votimin dhe në atë moment unë kam goditur Ramën me shukun e letrës së lagur”, ka sqaruar Deda.

Ndërsa në mbledhjen e sotme, ka vijuar ajo, “Taulant Balla tha se nuk kemi pamje filmike dhe me zë për të vërtetuar fyerjet”. “Kjo, sepse duan t’i mbulojnë. Vendimi i Byrosë është që të dënohen deputetët e opozitës por të mos preket kryeministri. Sot është fundi i moralit dhe i këtij Parlamenti”, ka thënë Deda, e cila ka paralajmëruar se opozita do të bllokojë seancat në rast dënimi.

Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se, Byroja ka vepruar sipas rregullores. “Të ndodhur në kushte të paprcedenta, Byroja veproi sipas rregullores. Ka dënuar me dy ditë përjashtim deputeten Deda. Ajo tha se nuk i kishte dëgjuar fyerjet e kryeministrit, por ia kishin treguar se çfarë kishte thënë”, ka thënë Balla.

Politikë
deputetet e PD perjashtohen
Te ngjashme
Rama reagon ashpër për fyerjet ndaj Skënderbeut: Delenxhinj, nuk i arrini as tek ato të kalit
Rama reagon ashpër për fyerjet ndaj Skënderbeut: Delenxhinj, nuk i arrini as tek ato të kalit
Fevziu, Bashës: Ç’deshe që u ktheve nga Holanda në Shqipëri?
Fevziu, Bashës: Ç’deshe që u ktheve nga Holanda në Shqipëri?
Fatos Nano rrëfehet për pushtetin: Njerëz mirënjohës ka, por janë specie e rrallë
Fatos Nano rrëfehet për pushtetin: Njerëz mirënjohës ka, por janë specie e rrallë
Çfarë mendon Monika Kryemadhi kur Ilir Meta është në Opinion: Blendi Fevziu është shumë i poshtër
Çfarë mendon Monika Kryemadhi kur Ilir Meta është në Opinion: Blendi Fevziu është shumë i poshtër

Lër një koment Anullo

Emaili juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Ekonomi

  • INSTAT: Veriu i Shqipërisë tejet i varfër, vetëm 24% e mesatares së BE-së 07/09/2017 17:00
  • Paraja jashtë bankave, në 4 muaj fluturojnë 60 milionë euro 07/09/2017 16:37
  • Rama jep një tjetër lajm pas mbledhjes së Qeverisë: Gati për të nisur rrugën e re në ekonomi 07/09/2017 13:01

Bota & Rajoni

  • Francë, zbulohet rastësisht plani i sulmit me bomba ndaj bankave
  • Njësia speciale e marinsave që vrau Bin Ladenin po përgatit eleminimin e Kim Jong-ut
  • Uragani “Irma” shkatërron një aeroport të tërë në SHBA (FOTO)

Opinione

  • Akademia, Albanologjia dhe Shkenca
  • Miti i Andreas dhe vetëprojektimi i Tsipras
  • Gjergj Kastriot Skënderbeu heroi ynë kombëtar i keqkuptuar dhe i keqpërdorur

Sport

  • “Argjentinasit janë një bandë gomerësh. Messi po luan në ekip me magazinierin”
  • Panucci: Nëse Sadiku shënonte golin e dytë në Maqedoni, unë do isha i zoti
  • Panucci: Cikalleshi nuk më respektoi
September 2017
M T W T F S S
« Aug    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Rreth nesh
© Copyright 2017, Tirana Observer. All Rights Reserved.
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence