Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci ka qenë e ftuar në emsionin Pop Culture ku ka folur për arsyet e largimit të saj nga ky program.

Debatet e vazhueshme me regjisorët, skenaristët, por edhe me Ermalin kanë bërë që Rashel të largohej nga ky emision.

Gjithsesi, zëvendësuesja e bukuroshes është gjetur shumë shpejt. Kejvina Kthella është vajza që do të shoqërojë Ermalin çdo të shtunë.

Por nëse jeni kurioz të dini se çfarë mendon Rashel për zëvendësuesen e saj, ajo e ka thënë mendimin e saj për bukuroshen bionde.

Madje Rashel ka  folur edhe për fustanin e kuq të Kejvinës, i cili bëri jo pak bujë në rrjetet sociale.

“Unë isha ajo vajza me forma dhe me fustane të ngushtë por ka disa njerëz që mbase nuk i plotësojnë kriteret e trupit me forma dhe i shprehin në një mënyrë tjetër, por nuk e di. Varet sesi e ka menduar Ermali por emisioni është për familjarë, nuk e di…”-është shprehur Rashel.