horoskoopiDashi

Edhe pse dita e sotme është mëse e zakonshme, për ju të dashuruarit do të shndërrohet në një ditë feste. Lajmi që do të merrni do t’ju gëzojë pa masë. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me takime interesante. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur.

Demi

Keni pranë vetes një person që ju do shumë dhe ju këshillon kur ju jeni në vështirësi. Sot është dita për ti qenë mirënjohës partnerit/es. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Buxheti do jetë i qëndrueshëm në çdo moment, prandaj nuk do ju dalin probleme.

Binjakët

Çdo gjë që ka të bëjë me shëndetin tuaj ose të familjarëve sot ju ka mërzitur disi. Kontrollet e shpeshta do të jenë ato që do t’ju qetësojnë. Beqarët do jenë më me fat se kurrë më parë, gjërat do ju ndryshojnë për mirë. Financat do jenë të mira, do keni mbështetës Venusin.

Gaforrja

Gjërat e vogla janë ato që do të bëjnë lumturinë tuaj sot. Partneri/ja është bashkudhëtari juaj në ëndrrën për të ardhme së bashku. Beqarët do përballen me një surprizë të këndshme që do ju ndryshojë të ardhmen. Buxheti do ketë përmirësime te mëdha falë menaxhimit tuaj të mirë.

Luani

Ato që thuhen në momentin e gabuar mund të prekin njerëz që për ju janë vërtet të rëndësishëm. Sot do të pendoheni për një fjalë të thënë. Beqarët do jenë sharmantë pafund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do kenë disa probleme të vogla, por gjithçka do zgjidhet shpejt.

Virgjëresha

Do t’ju duhet të jeni mjaft të programuar sot ju që jeni në një marrëdhënie. Punët dhe axhenda e ngarkuar që keni nuk do t’ju lënë asnjë moment të lirë për tu shlodhur. Beqarët duhet të tregohen më të matur se kurrë, nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara. Financat nuk do jenë të qëndrueshme sa duhet, bëni kujdes.

Peshorja

Një ditë e zhurmshme kjo e sotmja e karakterizuar nga humori dhe të qeshura pa fund. Familja është streha juaj e ngrohtë në çdo moment. Beqarët do duan ta shfrytëzojnë në maksimum lirinë e tyre dhe as që do mendojnë të ndryshojnë statusin. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Ndjenjat, arti dhe kreativiteti janë ato që do t’ju shoqërojnë përgjatë gjithë ditës ju të dashuruarve. Sot do të ecni me zemër dhe jo me arsye. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen sepse mund të bëjnë gabime me pasoja të rënda. Në planin financiar nuk duhet të shqetësoheni, gjendja ka për të qenë e mirë.

Shigjetari

Sot po shpresoni të mos keni vizita të pa programuara, por do të ndodhe krejt e kundërta. Do t’ju ngatërrohen situatat dhe personat. Beqarët edhe pse do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin, nuk do ja dalin dot mbanë. Në planin financiar fati do të jetë gjithë kohës në anën tuaj.

Bricjapi

Biznesi dhe marrëveshjet janë pika juaj e fortë sot. Do t’ju kërkojnë ndihmë dhe do të dini të jepni atë që do t’ju kërkohet pa shumë problem. Beqarët duhet të tregohen edhe pak të duruar sepse mundësi të mira do shfaqen në horizont. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.

Ujori

Ditë e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i përkushtohen punës në pjesën më ë madhe të ditës, ndërsa mbrëmjen do ja dedikoni njeriut tuaj të zemrës. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.

Peshqit

Sot jeni aq komod sa nuk keni aspak dëshirë të reagoni apo të vendosni. Do ta lini gjithçka në dorë të të tjerëve dhe po ju pëlqen kjo ndjesi. Beqarët do argëtohen pa fund me shoqërinë dhe nuk do mendojnë fare për dashurinë. Në planin financiar duhet të përkujdeseni më shumë për buxhetin.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment