tatimpaguesit_-DPTDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur 150 vende të lira në po këtë drejtori, si dhe në drejtoritë e rretheve. Në faqen online të kësaj Drejtorie, listohen 150 pozicionet e punës, për të cilët do të kandidojnë personat e interesuar, që plotësojnë dhe kriteret në varësi të postit, dhe më pas do të testohen.

Në bazë të ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka hapur zyrtarisht konkursin për emërimet e reja, duke specifikuar kriteret që duhet të përmbushin kandidatët.

Ndër kriteret kryesore janë përfundimi i shkollës së lartë në varësi të pozicionit të punës, ekspërienca në administratën tatimore jo më pak se dy vjet, si dhe njohja e gjuhëve të huaja.

Në njoftimin zyrtar thuhet se dokumentat duhet të dorëzohen pranë drejtorisë Tatimore dhe “Çdo mungesë e dokumentave, e skualifikon automatikisht kandidatin nga e drejta për konkurim. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil brenda dhe jashtë administratës tatimore, sipas procedurave të konkurimit të Shërbimit Civil. Pas verifikimit paraprak, brenda 5 (pesë) diteve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëhet shpallja e listës së konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data e vendi se ku do të bëhet konkurimi”.

Sipas këtij njofitmi, postet ku do të zhvillohet konkurrimi për vendet e lira janë: “Drejtor Drejtorie” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm; Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore; “Përgjegjës Sektori; Ispektorë dhe specialistë.

Në njoftim theksohet se përparësi do të kenë të interesuarit të cilët zotërojnë grada pasuniversitare, master, doktoraturë në fushat e kërkuara, njohuri të gjera menaxheriale, njohuri në legjislacionin tatimor, si dhe në administrimin e tatimeve.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Leave a comment