Telenovela-BrazilPas përfundimit të telenovelës së suksesshme ‘Bulevardi Brazil”, një tjetër serial po kaq intrigues do të shfaqet në ekranin shqiptar. “Guximi i një gruaje” është telenovela e re braziliane që do të nis të transmetohet në “Top Channel” këtë javë që vjen në orën 14:00. E krijuar nga Glória Perez, ajo ka për protagonistë Nanda Costa dhe Rodrigo Lombardi. Personazhi kryesor është Morena, një nënë e re që jeton në një lagje të varfër në periferi të Rio de Zhaneiros me djalin e saj 4 vjeç dhe nënën e saj Lucimar. Ajo njihet me Teo që qëndron në krye të ushtrisë që mbronte lagjen. Morena dhe Teo njihen dhe dashurohen. Megjithatë ka një pengesë, Teo është i fejuar me Erikan një oficere të ushtrisë. Erika dhe Teo kanë shumë gjëra të përbashkëta si pasioni për kafshët dhe respekti për disiplinën ushtarake, por pavarësisht tipareve të përbashkëta kanë shumë mosmarrëveshje dhe kapiten Elsio duke qenë se është ziliqar për Teon për shkak të zotësisë së tij bën gjithçka për ta ndarë nga e fejuara. Morena ka probleme ekonomike dhe për shkak të borxheve rrezikon të përzënë nga shtëpia e saj. Kështu pranon ofertën e Uandas, pra të punojë disa muaj jashtë. Morena, Xhesika, Rozanzhela dhe Valeska punësohen nga Livia, një agjente që kërkon talente për botën e spektaklit dhe të modës, një grua elegante dhe e sofistikuar. Por vajzat nuk e dinë që Livia është një kriminele që menaxhon trafikun e qenieve njerëzore së bashku me Uandan një pronare të një klubi nate. Në fakt Livia pasi çon vajzat në Stamboll ua shet për 3000 dollarë krimineleve që i detyrojnë të prostituohen. Vajzat besojnë se janë rrëmbyer dhe se Livia nuk ka lidhje, por Xhesika zbulon që përgjegjësja është Livia dhe për këtë arsye vritet nga trafikantët me një injeksion në qafë. Ndërkaq Morena do të kërkojë në çdo mënyrë t’i shpëtojë trafikut të qenieve njerëzore dhe të kthehet në shtëpi. Më pas do të lind një vajzë që e quan Xhesika si mikja e saj e ndjerë. Ndërkohë Teo pasi fiton disa gara në kuaj do të shkojë në Turqi për të marrë pjesë në një tjetër garë shumë të rëndësishme.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Leave a comment