Gruaja më e fortë në botë ka një mesazh për Donald Trumpin

Udhëheqësit botërore po pajtohen me faktin që do t’u duhet të bashkëpunojmë me Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në katër vitet e ardhshme dhe në këtë mënyrë kanë nisur ta urojnë atë për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Vladimir Putin ishte ndër të parët që e bëri, duke shtuar se shpresonte që me Presidentin e ri dialogu t’i shërbente të dy vendeve. Më pas edhe Francois Hollande dhe Theresa May.

Presidenti francez dhe kryeministrja britanike, që gjatë fushatës qortuan retorikën e Trump, u mjaftuan me një urim “të thatë” për fitoren e tij.

Më e kujdesshme u tregua kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo doli në një konferencë për shtyp ku u duk se kishte përzgjedhur imtësisht fjalët që do të shqiptonte.

“Uroj për fitoren fituesin e zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e vjetër dhe e nderuar. Zgjedhjet e këtij viti ishin të veçanta, me përplasje të forta dhe disa deklarata që vështirë se kapërdihen. Edhe unë, si shumë prej jush, ndoqa me ankth rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, nisi deklaratën e saj kancelarja gjermane.

Pas urimit tradicional, Merkel ceku retorikën e përdorur nga kandidati republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve.

“Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka një ndikim përtej Shteteve të Bashkuara, përfshirë Gjermaninë. Nuk ka vend tjetër jashtë BE-së me lidhje më të forta për ne sesa SHBA. Dy vendet tona janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe respektimi i njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo përkatësisë politike”, shton kancelarja gjermane.

E në bazë të kësaj lidhjeje dhe të këtyre vlerave, Merkel la të kuptohet se do të kushtëzohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Në bazë të këtyre vlerave, shpreh vullnetin për të punuar ngushtë në të ardhmen me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment