Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Bitt ishte një nga lajmet më të bujshme të 2016.

Pavarësisht se ka kaluar pothuajse një vit, ka ende shumë për të mësuar për këtë ndarje të papritur, për këtë arsye në çdo dalje të tyre publike, çifti nuk u shpëton pyetjeve lidhur me marrëdhënien e tyre: si erdhi ndarja, kush e mori vendimin, si është marrëdhënia e tyre tani më?

Në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’, Angelina Jolie ka rrëfyer se filmi “By the Sea”, skenari i së cilit është shkruar nga vetë ajo,  nxori në pah shumë probleme që kishin në martesën e tyre.

“Ne jemi takuar me njëri- tjetrin në punë dhe kemi punuar shumë bashkë…Doja që të bëja një punë serioze bashkë…Mendoja që do na ndihmonte për të komunikuar më shumë dhe kështu ndodhi në fakt, por nga ana tjetër mësuam dhe disa gjëra të tjera. Mendova se ziheshim sepse ishim përfshirë në ato role ndërsa sot mendoj se në atë film ishim ne. Jo rastësisht kishim aq nervozizëm, e ndjenim se filmi fliste historinë tonë dhe ndonëse krijimtari, jo më kot u frymëzova për atë skenar. Unë dhe Brad, ishim duke përjetuar dilemat e marrëdhënies sonë reale, të veshur në aktorët e ‘By the sea’, u shpreh ajo.