Eglantina GjermeniMinistrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka qenë dje në Durrës ku është takuar me përfaqësues të pushtetit vendor për të folur mbi rishikimin e ligjit për turizmin. “Potencialet natyrore, trashëgimia kulturore dhe mikpritja, e bëjnë Shqipërinë një vend unik në ofertën turistike, dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi në këtë sektor janë disa. Rishikimi i ligjit për turizmin, është një domosdoshmëri jo vetëm për institucionet drejtuese të këtij sektori, por edhe për përfaqësuesit e biznesit, universiteteve dhe shoqërisë civile,” tha dje Gjermeni, ndërsa shtoi se drafti që po përgatitet do të jetë pjesë e një diskutimi gjithëpërfshirës. Ajo theksoi më tej se nevoja e turizmit gjithëvjetor, në një vend të pastër, përbën një sfidë, të cilën duhet ta përballojmë të gjithë. Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të biznesit turistik dhe universiteteve folën më pas mbi mangësitë e ligjit aktual dhe problematikat e turizmit në rajonet e tyre. Ndryshimet që do t’i bëhen ligjit për turizmin, do të jenë në qendër të diskutimeve të tjera. Ligji për turizmin është miratuar në vitin 2007 dhe ka pësuar disa herë ndryshime të pjesshme.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment