Pavarësisht se për marrëdhënien e tyre është folur shumë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik meritojnë të plotësisht të jenë në listën e “Couple Goals”. Që e dashurojnë marrëzisht njëri-tjetrin, Gigi dhe Zayn e kanë treguar shpesh edhe në publik. Fotot e tyre përfshijnë rrjetin dhe dashurinë dinë ta shprehin në mënyrë sa më origjinale.

Dëshmia e fundit është e supermodeles në rrugët e New York, ndërsa u fotografua e veshur me një palë xhinse, në xhepat e pasmë të të cilave ishte stampuar me germa të arta emri i të dashurit Zayn Malik.

Nuk është hera e parë që në veshjet e saj Gigi ka të stampuar emrin e të dashurit, por ky veprim i saj është si përgjigje e tatuazhit të Malik me emrin e saj.

Gjatë këtyre javëve që Gigi është në javët e modës në New York, Londër, Milano dhe Paris, me siguri veshjet dhe emri i të dashurit në to do t’ia shuajnë pak mallin.