Tirana Observer
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence

Kreu / Lifestyle

Gabimet më të shpeshta seksuale që bëjnë meshkujt dhe femrat

Gabimet më të shpeshta seksuale që bëjnë meshkujt dhe femrat
T.O
13/02/2015 22:31

sesso_antirugheTashmë nuk është më sekret fakti që shumë çifte kanë ngatërruar sinjalet e kuptimit rreth asaj se çfarë dëshiron partneri në dhomën e gjumit. Si femrat, ashtu edhe meshkujt, kanë mendime të gabuara rreth marrëdhënieve dhe mënyrës sesi t’i kuptojnë e interpretojnë dëshirat e partnerit. Kështu ekspertët kanë bërë disa studime ku kanë treguar gabimet seksuale të meshkujve dhe femrave.

Gabimet seksuale që femrat i bëjnë shpesh:

1- Femrat nuk e kuptojnë pse meshkujt nuk e pëlqejnë përqafimin

Pas marrëdhënies mashkulli ka nevojë për qetësi madje dhe për gjumë. Por kjo nuk ndodh me femrat. Ato do të donin që të qëndronin në krahët e tyre, që ata t’i puthnin, përqafonin, preknin pa pushim. Partnerja nuk duhet të mendojë se mashkulli nuk e do, por kjo çlodhje është fiziologjike dhe ai ka nevojë për të.

2- Femrat mendojnë se meshkujt nuk përjetojnë të njëjtat emocione

Për femrat bota shpirtërore dhe emocionale e meshkujve shpesh herë duket e ftohtë, në krahasim me mënyrën sesi femrat e përjetojnë një lidhje. Por realisht nuk ndodh kështu janë meshkujt ata të cilët shpesh herë ndihen konfuzë, humbasin kontrollin, janë tejet të emocionuar, mund të mos e duan dritën gjatë një marrëdhënieje po ashtu si femrat etj.

3- Femrat mendojnë se meshkujt janë të gatshëm për seks në çdo kohë dhe në çdo vend

Kjo nuk mund të thuhet gjithmonë. Por një femër do të donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar në çdo moment nga partneri i saj. Të anketuarat femra përgjigjen se meshkujt në moshë të re, realisht janë të tillë që shfrytëzojnë çdo çast.

4- Femrat nuk e kuptojnë se meshkujt dallojnë lehtësisht dashurinë nga seksi

Ndodh vërtet kështu. Një mashkull nuk ka nevojë të ndjejë dashuri për t’i hyrë një marrëdhënieje. Por femrat nuk e kuptojnë këtë. Edhe një tradhti thjesht fizike nga partneri i tyre, për to është e rëndë sepse në të përfshijnë dashurinë edhe në ato raste ku ajo nuk ekziston.

**

Gabimet seksuale që meshkujt i bëjnë shpesh:

1– Meshkujt mendojnë se femrat kanë dëshira më të ulëta seksuale

Për meshkujt femrat nuk kanë aq nevoja seksuale sa ata. Por fakti që meshkujt janë iniciatorët e një raporti nuk ka të bëjë me dëshirën seksuale. Për këtë influencojnë shumë faktorë të tjerë si edukata, shoqëria, psikologjia e femrës etj.

2- Meshkujt mendojnë se të gjitha femrat duan romancë

Kjo ndodh në libra dhe filma. Femrat nuk janë vetëm ato krijesat delikatë dhe engjëllore që ju mendoni. Statistikat kanë treguar se femrat kanë më shumë fantazi seksuale sesa romanticiteti i thjeshtë.

3- Meshkujt mendojnë se femrat duan meshkuj të bukur

Duke u nisur nga pornostarët dhe meshkujt e filmave, burrat mendojnë se femrat i duan këta meshkuj. Por ata harrojnë se ajo që ndodh aty nuk është aspak e vërtetë me realitetin seksual. Një femër do mashkullin që ka në krah.

4- Meshkujt duan që kur ata janë gati për seks ato të duan të njëjtën gjë

Ekspertët tregojnë se sistemet seksuale të meshkujve dhe femrave janë të ndryshme. Nëse mashkulli mund të realizojë një marrëdhënie në një moment që e dëshiron femra ka nevojë për një parapërgatitje jo vetëm fizike por dhe psikologjike.

 

 

 

Lifestyle, Shkence
Te ngjashme
Çmim marramendës, ja sa kushtuan këpucët që veshi Marina në dasmë 
Çmim marramendës, ja sa kushtuan këpucët që veshi Marina në dasmë 
Burri turk i Almeda Abazit na surprizon duke kënduar këngën e Ledrit dhe Erës
Getoari bëri realitet këngën “T’lagi me shampanjë” në dasmë (VIDEO)
Getoari bëri realitet këngën “T’lagi me shampanjë” në dasmë (VIDEO)
Cila është vera më e kushtueshme në botë?
Cila është vera më e kushtueshme në botë?

Lër një koment Anullo

Emaili juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Ekonomi

  • Kompania kanadeze e arit pezullon investimin prej miliarda dollarësh në Greqi 11/09/2017 17:22
  • Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina do të ndalojë prodhimin e makinave të naftës 10/09/2017 17:18
  • Zbardhet programi i qeverisë “Rama II”, këto janë prioritetet kryesore 10/09/2017 13:43

Bota & Rajoni

  • Uraganë, lëkundje, ISIS, Kim Jong-un: Kjo është epoka e ankthit
  • Amerika kujton 11 shtatorin
  • FOTO/ Alice Rachele kurorëzohet Miss Italia 2017

Opinione

  • Nga Armir SHKURTI / Kush e zgjodhi Gramozin dhe a po nis Basha revoltën popullore?
  • Letër prindërve të nxënësve: Shkolla është erz!
  • Europa e dy shpejtësive

Sport

  • Braktisin podiumin kur dëgjojnë himnin e Kosovës, skandali me sportistet serbe
  • Juventus do të paraqitet në “Camp Nou” me një enigmë 46 milionë euro
  • VIDEO/ Panucci kritikon Bonuccin
September 2017
M T W T F S S
« Aug    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Rreth nesh
© Copyright 2017, Tirana Observer. All Rights Reserved.
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence