Meghan Markle dhe nëna e saj, Doria Ragland, kanë një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën dhe një ngjashmëri për t’u pasur zili. Duke filluar që nga setet e tyre të adhurueshme të yoga-s, fotot e ëmbla të verës e shumë të tjera që vërtetojnë se Meghan është bija e përkëdhelur e familjes, por edhe trashëgimtarja që i ngjan më shumë Doria-s.

Kohët e fundit, Doria dhe babai i Meghan, Thomas, u shprehën mjaft entuziastë për fejesën e së bijës me Princin Harry dhe në një deklaratë të përbashkët nga Kensington Palace, thanë: “Jemi shumë të lumtur për Meghan dhe Harry. Të shihnim vajzën tonë dhe Harry-n, i cili ka të njëjtat cilësi me të, ishte një gëzim i madh për ne. U urojmë jetë të lumtur. Jemi shumë të gëzuar për të ardhmen e tyre së bashku”.

Tani shikoni momentet më të bukura të nënë e bijë.