Jennifer Lopez shpallet ylli më i fuqishëm në botë. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Forbes”, aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare është renditur në krye të personazheve të botës së spektaklit, duke kaluar 49 pozicione nga viti i kaluar.
Vlerësimet e revistës Forbes bëhen në bazë të popullaritetit, numrit të fansave në rrjetet sociale dhe fitimet vjetore të personazheve të botës së show-biz. Forcimi i pozitave të Lopez i atribuohet pozicionit të saj në jurinë e programit televiziv “American Idol”’, që i ka sjellë një fitim prej 52 milionë dollarësh në vit. Jennifer Lopez, ka 6,6 milionë pasues në Tëitter dhe 12 milionë fansa në faqen e Facebook, ndërkohë që është fytyra e shumë fushatave publicitare mes të cilave L‘Oreal, Gilette e Kohl’s.
Pse Lopez
Këtë vit “Forbes” e ka pozicionuar në vendin e parë këngëtaren, aktoren por edhe kërcimtaren Lopez, e cila ka zbritur nga froni këngëtaren Lady Gaga dhe mposhtur njëkohësisht një ikonë të medias amerikane, Oprah Winfrey. Një listë kjo e cila nuk ka të bëjë vetëm me fitimet e të famshmëve, por edhe praninë e rolin e tyre në arenën e veprimtarive artistike përgjatë një viti. Por më shumë se sa ka fituar betejën me dy të famshmet, Lopez ka pasur një sfidë të jashtëzakonshme me veten, pasi 42-vjeçarja një vit më parë ka qenë vetëm në vendin e 50-të. Përgjatë 12 muajve të shkuar, sipas llogarive të pagabueshme të “Forbes”, ajo ka fituar plot 52 milionë dollarë dhe një pjesë të mirë të të ardhurave dhe famës i ka fituar falë pranisë së saj në spektaklin e talenteve, “American Idol”. Duket se ky ka qenë vërtet një vit tepër i rëndësishëm në karrierën e këngëtares, e cila pak javë më parë shpalli edhe mbajtjen e një turneu botëror së bashku me një tjetër këngëtar të suksesshëm, Enrique Iglesias.
Vendet e tjera dhe new entry-t
Në vend të dytë është renditur Oprah Winfrey, e cila megjithatë ka zënë vendin e parë për sa i përket fitimeve: prezantuesja ka fituar më shumë se të gjitha personazhet e tjera, duke fituar 165 milionë dollarë që nga maji i vitit të kaluar. Justin Bieber mbetet në vend të tretë, duke fituar 55 milionë dollarë në vit, një shumë kjo “fantastike” për një 18-vjeçar. Mes hyrjeve të reja është këngëtarja Rihana, që debuton në vend të katërt me 53 milionët e fituara nga hitet muzikore që qëndrojnë në krye të klasifikimeve dhe kontratat publicitare me Nivea e Vita Coco. Lady Gaga, e cila vitin e kaluar u kurorëzua si ylli më i fuqishëm në botë, renditet në vend të pestë, me një fitim prej 52 milionë dollarësh.

Lista e plotë
1     Jennifer Lopez
2     Oprah Winfrey
3     Justin Bieber
4     Rihanna
5     Lady Gaga
6     Britney Spears
7     Kim Kardashian
8     Katy Perry
9     Tom Cruise
10     Steven Spielberg
11     Taylor Swift
12     Tiger Woods
13     Angelina Jolie
14     Donald Trump
15     LeBron James
16     Beyonce Knowles
17     Elton John
18     Simon Cowell
19     Rush Limbaugh
20     Tyler Perry
21     Paul McCartney
22     Jennifer Aniston
23     Glenn Beck
24     Adele
25     Bon Jovi
26     Dr. Dre
27     Kobe Bryant
28     Brad Pitt
29     Ryan Seacrest
30     Howard Stern
31     Roger Federer
32     David Beckham
33     Manny Pacquiao
34     Ellen DeGeneres
35     Michael Bay
36     George Lucas
37     James Patterson
38     Jay-Z
39     Jerry Bruckheimer
40     Peyton Manning
41     David Letterman
42     Sean
43     Kristen Stewart
44     Cristiano Ronaldo
45     Kanye West
46     Leonardo Dicaprio
47     Rafael Nadal
48     Phil Mickelson
49     Toby Keith
50     Lionel Messi
51     Ashton Kutcher
52     Floyd Mayweather
53     Kenny Chesney
54     Dick Wolf
55     Sandra Bullock
56     Johnny Depp
57     Adam Sandler
58     Will Smith
59     Cameron Diaz
60     Tom Brady
61     Gisele Bundchen
62     Mark Burnett
63     Alex Rodriguez
64     Jerry Seinfeld
65     Tom Hanks
66     Stephen King
67     Taylor Lautner
68     Brad Paisley
69     Lil Wayne
70     Dwayne Johnson
71     Maria Sharapova
72     Ben Stiller
73     Khloe Kardashian Odom
74     Seth MacFarlane
75     Charlize Theron
76     Sofia Vergara
77     Serena Williams
78     Alec Baldwin
79     Janet Evanovich
80     Julia Roberts
81     Eva Longoria
82     John Grisham
83     Meryl Streep
84     Tiesto
85     J.K. Rowling
86     Sarah Jessica Parker
87     Li Na
88     Hugh Laurie
89     Reese Witherspoon
90     Jeff Dunham
91     Larry The Cable Guy
92     Skrillex
93     Tina Fey
94     Kate Moss
95     Ray Romano
96     Zooey Deschanel
97     Bethenny Frankel
98     Tim Allen
99     Melissa McCarthy
100     Adriana Lima

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

T.O

Leave a comment