Mesazhet në ditë të rëndësishme të miqve të tij, Flori Mumajesi zakonisht i ka private. Janë të rralla rastet, si në ditëlindje, kur postimet e Florit ndryshojnë profil nga herët e tjera kur shohim foto e video nga koncertet apo edhe postime me humor për të ngacmuar e argëtuar fansat.

Sot, Flori e ka uruar edhe përmes Instagramit çiftin që këtë mbrëmje do të kurorëzojë në martesë dashurinë.

Geti, një prej bashkëpunëtorëve dhe miqve të hershëm të kantautorit, sot hap një kapitull të ri në jetën e tij, kështu që mes urimeve, nuk mund të mungonte ai i Florit.

Ende nuk dihet nëse Flori do të jetë i ftuar të këndojë në dasmë, por paraprakisht, me një foto të çiftit, ai ka shkruar urimin e tij – me fjalë të vogla, siç di ai.

‘Është dita juaj, jeta juaj’ shkruan Flori në foton e Getit dhe Marinës.