Sot është një ditë e rëndësishme për këngëtaren bukuroshe Arilena Ara. Ajo feston ditëlindjen. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, këngëtarja ka arritur t’i ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës, dhe kjo falë talentit të saj.

Së fundmi bukuroshja ka qenë e ftuar speciale në këngën “Nallane 3” e Dj Vicky dhe Flor Mumajesit. Ky i fundit nuk ka nguruar ta tregojë vlerësimin që ka për Arilenën sa herë i jepet mundësia.

Ai e ka cilësuar më herët 19- vjeçaren si një “diamant” teksa këndonte hitin “Nëntori”.

Më pas, e bëri pjesë të projekteve të tij, dhe sigurisht në një ditë kaq të rëndësishme për bukuroshen, nuk mund të mungonte dhe  një urim i veçantë për ditëlindje.

Ai ka postuar një foto të Arilenës shkëputur nga koncerti i saj në Ukrainë dhe shkruan “Gëzuar ditëlindjen energjia”.