Dritan-Prifti-300x177Kandidati i pavarur për deputet, Dritan Prifti, ka deklaruar se është tërhequr nga numërimi i votave pasi pretendon se është vjedhur nga PS-LSI për më shumë se 50 për qind e votave të tij.

Ai shtoi se do të kwrkonte një rinumërim të votave duke pretenduar se i janë vjedhur nga këto subjekte rreth 10 mijë vota.

“Bëj tërheqjen zyrtare nga votimi dhe numërimi. Nuk dua të jem pjesë e një farse elektorale të votave të mia dhe forcave të tjera të vogla politike. Komisionerët e PS dhe LSI janë të angazhuar në vjedhje të hapur të votave të mia, rreth 10 mijë vota më kanë vjedhur. Votat e mia nuk kanë kaluar në kamera dhe monitorë, në procesverbale kanë kaluar si vota të LSI dhe PS”, tha Prifti.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Leave a comment